Proze

Lexo Gazeten Online






Ndodh edhe keshtu.
 

Ruga e gjate nga Kajro deri ne Luksor ,qyetet  ne qender te Egjyptit me detyroi qe udhetimin ta nis me tren me dhoma fjetje.Me pas rugen per ne Aswan qyteti kufi me Sudanin e bera me anije.Ne Aswan eshte Hidrocentrali me I madh qe kam pere ndonjehere.Aty Nili me gjithe sasin e ujit kethehet ne energji elektrike.Ketu ne kete vend jane  Linjat e tensionit te larte me te medhate qe jane ndertuar ne bote.

Ky ishte dhe qellimi I udhetimit .

Koicidence ish pasi darka e vitit te Ri ne zuri duke udhetuar me anije pa aritur ne destinacion.

Ekuipazhi anijes I kish mare masat qe ne udhetaret do festonim  thjesht vitin e ri,ndaj darka ishte me e mire se te tjerat.

Bashke me ne udhetonin dhe 2 a 3 grupe turistesh nga Europa.Ne castet e fillimit te darkesat e vitit te Ri kur menaxheri  hapi siparin e darkes duke hapur kapakun e madh te nje tenxhere,turistet me pjate ne dore filluan veteservirjen duke hedhur ne pjatat qe mbanin ne dore gjellet e preferushme.

Vecse ne nje cast degjohet nje sharje me zhurme te madhe,qe veshi me kapi dhe disa fjele shqip.

U bera kurioz dhe zgjata  koken per te pare c’kish ndodhur:

Nje zonje bjonde me Syza te ereta  debatonte me ze te larte me manaxherin e anijes ne anglisht.Aq sa munda te kuptoj Gruaja bjonde ankohej pse kaq pak ushqim ne nje darke si kjo e vitit te ri.

Menaxheri nje djale I ri me nje veshje karakteristike arabe me nje anglishte perfekte perpiqej ti spiegonte gruas se kish dhe te tjera por per shkak te vendit te vogel nuk I kishin ekspozuar te gjitha.

Per nje cast u duk sikur gruaja bjonde u “bind” dhe me pjaten ne dore u nis per ne tavoline.Tamam ne kete cast me nje egersi si te nje mashkulli te ritur ne mal foli shqip:

“Mizerja,c’na kujton ne fshatare”?

Kjo me nxiti qe ti afrohem me shum kujdes dhe e pershendeta ne shqip duke I thene qe rasti na beri te udhetojme ne kete anije per vit te Ri.Me pa me nje egersi qe ne ketej I themi prej maloku.

Ju Shqiptaret jeni me te paedukatet e botes,vijioi ne shqipe te paster gruaja bjondine.

Mu desh te duroja kete fyerje te kesaj bukuroshe pasi ishte dhe shume simpatike dhe me pelqente.Ku ta gjesh qe ne kete cep te Egjyptit  nje shoqeruese kaq te bukur.

Ky qendrim I pelqeu biondines dhe sikur te kish lexuar mendimet time  filloi biseden.Me tregoi se pas vitit 1997 ish larguar nga Shqiperia,ku kish lene nje femije dhe burin e divorcuar,nje ish politikan te plakur.

Jetonte  ne Belgjike dhe me burin e ri kishin nxjere ne internet nje gazette qe shkruanin per refugjatet Shqiptare,nje menyre jetese qe I pelqente bjondines.

Biseda u ndez kur folem per pyjet,teme qe ajo e kish shume per qejf.Kish jetuar pak ne Zvicer dhe e ndikuar nga bukurite e maleve zvicerane,nje me dy shante te gjithe malet e Shqiperise.

“Pse mal I thoni ju Tomorit? Nje maje mali ku vetem te cmendurit bektashinj mund te jetojne me ato endra.Po  Dajtit mali I thoni ju?”

Pse mos ti themi,ja ketheja une ,”I gjelber,me peme te larta,freski ka,uji I ftohte,lendina plot.Cdo me?”

“Oh per lendinat kam dobesi.Vetem nga to kam kujtimet me te mira me ish burin tim.Ai pasi pinte  mire raki e vere me linte vetem me shoferin e tij.Ai ishte ritur ne mal dhe me rotullonte neper barin e pa shkelur deri sa me behej kurizi jeshil.”

Me pas I tregova se Qeveria jone ka mare masa per te mbrojtur pyjet, qe dhe ne ti kemi si Zvicra.

Befas biondina u xhindos:

“Mos me fole me per ate vend.Nuk dua ti degjoj emrin.Dhe ti nese ke keto mendime jeto me mente e tua dhe me lere rehat” dhe gjithe trupi I dridhej si purteke.

Ky tip kaq impulsive me terhiqte me shume,ndaj per reth gjysem ore e lashe te qete.

Me pas e kuptova se desh muhabet.Filloi te me pyese:

“Nga cili vend  je”?

“Nga Korca “ I them

Aha kam mamin nga Korca.Eshte ajo qe ka folur ne Radio  ne kohene diktatures.

Nuk mund te beja lidhjen por duke e pare mu kujtua Tahiri ish kryetari I rethit komshi qe e ndahu gruaja pothuaj ne pleqeri.Ai kish patur te dashur ne Tirane nje folse ne radio.

“E njoh” me shpetoi pa dashur,me shume se mu kujtua Tahiri sesa e njihja nenen kesaj bjonde.

“Dhe ajo keshtu ishte,si  tere shqiptaret.”

“Por eshte nena jote,sido te kete qene”

“Mos ma kujto nenen,dhe Shqiperine.I kam ne fyt.Ketu me kane ngecur”,uluriti prape kjo egersire qe dhe ate butesi  femre e kish kethyer ne urejtje per lidhjet e saj me origjinen.

Ralle se mund t’ju takoje te shihni nje “bukuroshe simpatike “ qe kethej ne egersire kur I kujtoje origjinen

Mbarova pune ne Aswan dhe pas nje jave u ketheva ne Tirane.

Nga kurioziteti pyeta per folsen e radios dhe ata qe e njihnin me thane se ne kohe te vet paska qene shume e bukur,por nuk beri kariere se  shkonte shpesh me oficeret madhore te kohes kur frekuentohej shume  Hotel  Dajti. Ndodh dhe keshtu.